Skip to content
Mediafokus

Mediafokus

  • Lajmet
    • Qendrore
    • Rajonale
  • TË FUNDIT
  • Retro
  • Kronika
  • Kultura
  • Sporti
  • Shneta
  • Tjera
  • Opinione
  • Bota
Qendrore 

Kurti me njoftim të ri për pagën minimale, në tetor u mor vendimi për rritje

09/12/2025 mediafokus

Pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka rikujtuar për publikun vendimin e marrë më herët nga Qeveria për rritjen e pagës minimale në Kosovë.

Sipas Kurtit, nga janari paga minimale do të rritet nga 350 në 425 euro bruto, ndërsa faza e dytë e rritjes, që do të hyjë në fuqi më 1 korrik, parashikon që paga minimale të arrijë në 500 euro. Ai theksoi se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.

“Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e 31 tetorit, ka marrë vendim për rritjen e pagës minimale.

 

NDAJENI KËTË ME TË TJERËT:

  • Ndajeni me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re) Facebook
  • Ndajeni me të tjerë në WhatsApp-i (Hapet në një dritare të re) WhatsApp
Ad 33
  • ← Oficer kosovar Ymërdein Hasani nderohet në SHBA me Medalje për Arritje Ushtarake
  • Trump godet Evropën: Po dështon në Ukrainë, në migrim dhe në politikë – flasin shumë, bëjnë pak →

Të ngjashme

Gratë shqiptare, më paqesorët në Evropë

01/05/202401/05/2024 mediafokus

VIDEO: Gruaja në Prishtinë sulmohet nga qentë, publikohen pamjet

08/04/202308/04/2023 mediafokus

Stafi mjekësor i Prizrenit sulmohet nga tre persona, policia arreston njërin

20/12/202020/12/2020 Ibrahim Ademi

Kontakti

E-mail: info@mediafokus.info

Adresa: Velania, Luigj Gurakuqi, p.n., Prishtinë

Ky portal mirëmbahet nga Mediafokus. Materialet dhe informacionet e publikuara në këtë portal mund të përdoren vetëm nëse citohet burimi dhe respektohet e drejta autoriale. Materialet e huazuara nga mediume apo portale të tjera, mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Impresum

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2026 MediaFokus.