Ndalohet hyrja në Kosovë e personave që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja per konfrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemise COVID-19, ku pos tjerash u ndalohet hyrja personave që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

‘Ndalohet hyrja në Republiken e Kosovës për personat të cilët kanë vizituar Indinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut në dy javet e fundit”, thuhet në vendimin e qeverisë, raporton Mediafokus.info.

Perjashjtim nga kjo masë, sipas pikës 4.1 bëjnë shtetasit e Republikes se Kosovës, personat me leje qëndrimi te përkohshem ose perhershem ne Kosovë, diplomatet e huaj dhe personeli mjekësor, te cilët
me hyrjen ne Kosoeo duhet te paraqesm test RT-PCR negativ per COVID-19, te bërë ne 72 orët e fundit.

Të tillët duhet te karantinohen ne shtepite (vendin e banimit) e tyre per 14 dite, duke u testuar dy here ne jave.

Karantina mund te nderpritet me paraqitjen e testit RT-PCR negativ per COVID-19 te bërë jo me heret se pese ditë pas hyrjes./Mediafokus.info