Trump – aleatëve: Nëse doni naftë nga Ngushtica e Hormuzit, merreni vetë! Ne nuk do t’ju ndihmojmë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish për çështjen e sigurisë energjetike në kontekstin e tensioneve të lidhura me Irani, duke theksuar se vendet që përballen me vështirësi në furnizimin me karburant përmes Ngushtica e Hormuzit duhet të ndërmarrin iniciativa pa u mbështetur te Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Trump përmendi veçanërisht Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar se ajo nuk mori pjesë në veprime që sipas tij, do të çonin në “neutralizimin” e udhëheqjes iraniane.

Ai propozoi dy alternativa për vendet që hasin vështirësi në furnizim me karburant: blerjen e energjisë nga SHBA, duke theksuar se tregu amerikan ka rezerva të mjaftueshme, ose marrjen e një roli më aktiv në sigurimin e burimeve energjetike, shkruan Abcnews.al.

“Të gjitha ato vende që nuk mund të marrin karburant për avionë për shkak të Ngushticës së Hormuzit, si Mbretëria e Bashkuar, e cila refuzoi të përfshihej në operacion, kam një sugjerim: së pari, blini nga SHBA-të, kemi me bollëk, dhe së dyti merrni iniciativa vetë. Duhet të mësoni të veproni pa mbështetjen tonë”, u shpreh Trump.