Deputeti gjendet i vdekur me një plumb në kokë

Deputeti ukrainas, Valeriy Davydenko, u gjet i vdekur në banjën e zyrës së tij në Kiev, ndërsa kishte një plagë me armë zjarri në kokë.

Një armë u gjet afër trupit të deputetit, ndërsa policia e prokuroria kanë nisur hetimet, por paraprakisht dyshohet se Davydenko është vetëvrarë.

Trupi i tij u gjet nga një pastrues, por policia nuk përjashton as mundësinë e vrasjes e më pas inskenimit si vetëvrasje.

Davydenko kishte marrë pjesë si kandidat i pavarur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 dhe më pas i ishte bashkuar grupit parlamentar “Dovira.

Nga maji i vitit 2013 deri në mars të vitit 2014, ai kishte shërbyer si zëvendësministër i Bujqësisë./mediafokus.info