Zvicër: Nga 13 shtatori nuk mund të hyni në restorant pa certifikatë vaksinimi

Zvicra, shtet ky ku jetojnë e punojnë një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova,  sot ka regjistruar 7 vdekje dhe 3.543 raste të reja me Covid.

Këshilli Federal njoftoi sot se nga e hëna, 13 shtator, do të jetë e detyrueshme të paraqisni një certifikatë për të hyrë në një restorant ose bar.

Ju gjithashtu do të duhet të paraqisni një certifikatë COVID për të hyrë në vendet e kulturës dhe rekreacionit siç janë muzetë, bibliotekat, kopshtet zoologjike, qendrat e fitnesit, sallat e ngjitjes, pishinat e mbyllura, parqet ujore, sallat e bilardos,  apo edhe kazinotë.

Ata që nuk prezentojnë certifikaten Covid mund te denohen nga 100 franga, përcjellin lajmin mediat zvicerane.

“Njerëzit me një certifikatë Covid do të jenë në gjendje të heqin maskën e tyre në ambientet e brendshme të restoranteve, palestër, etj” – tha Guy Parmelin, kryetar i parlamentit zviceran.

Një distancë minimale gjithashtu nuk do të ketë nevojë të respektohet brenda këtyre vendeve, ku certifikata Covid bëhet e detyrueshme.

Për transportin publik dhe dyqanet, mbajtja e maskës mbetet e detyrueshme./MLH