Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA

Zanë Sejdiu po bëhet një nga emrat më premtues të brezit të ri të mjekëve shqiptaro-amerikanë, duke përfaqësuar një kombinim të rrallë të shkencës, përkushtimit njerëzor dhe identitetit kulturor, transmeton albinfo.ch.

Si vajza e Dr. Mentor Sejdiut dhe Ganimete Sejdiut, rrugëtimi i saj pasqyron sakrificat dhe vlerat e një familjeje që ka ndërtuar një trashëgimi të fortë përkushtimi ndaj mjekësisë dhe shërbimit ndaj të tjerëve.

Një rol të veçantë në formësimin e saj profesional ka pasur babai i saj, Dr. Mentor Sejdiu, mjek me përvojë shumëvjeçare në Montefiore Hospital në New York, i cili është konsideruar si shembull profesional dhe njerëzor në vizionin e Zanës për kujdesin ndaj pacientëve.

Aktualisht, Zanë është në përfundim të studimeve për Doktor të Mjekësisë në Drexel University College of Medicine, ku pritet të diplomojë në pranverën e vitit 2026.

Njëkohësisht, ajo ka arritur një sukses të madh duke u pranuar në specializimin e dermatologjisë në Pensilvani, një nga degët më konkurruese në fushën e mjekësisë.

Kjo arritje përbën një moment krenarie jo vetëm për familjen e saj, por edhe për gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.

Rrugëtimi i saj mbetet një shembull i fuqishëm i suksesit të brezit të parë shqiptaro-amerikan dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm.