Ky është numri i bashkatdhetarëve që hynë në Kosovë përmes rrugëve ajrore gjatë muajit korrik
Zyra për Informim e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, konfirmoi se në korrik janë realizuar 1 mijë e 327 fluturime.
Mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë arritur në Kosovë gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu, nga kjo zyre bënë të ditur se po në muajin korrik mbi 100 mijë udhëtarë edhe janë kthyer nga Kosova, raporton telegrafi.
“Periudha 1 korrik – 31 korrik 2021 – Fluturime: 1,327 – Udhëtarë në ardhje: 221,729 – Udhëtarë në shkuarje: 118,477. Gjithsej ardhje-shkuarje: 340,206”, thuhet në përgjigje.
Bashkatdhetarë të shumtë kanë arritur në Kosovë edhe përmes rrugëve tokësore, ku vendkalimet kufitare për gjatë kësaj kohe kanë pasur fluks të madh të veturave.
Ndryshe, bashkatdhetarët këtë vit kanë pasur më shumë lehtësime për të udhëtuar drejt Kosovës, kjo për shkak të lehtësimit të masave antiCOVID, në vendin tonë e po ashtu edhe në shtetet tjera ku ata jetojnë dhe veprojnë.
Kosova ka lehtësuar masat muaj më parë, ku nuk ka kufizim të lëvizjes, e po ashtu janë lejuar edhe ahengjet familjare, dasmat e organizime tjera.