Me shami në dorë e me gotë mbi kokë, Dua Lipa hedh valle me këngë popullore

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka më shumë se një javë që po i shijon pushimet në bregdetin shqiptar.

Ajo ka publikuar vazhdimisht fotografi gjatë këtyre ditëve nga vizita e saj në shumë vende turistike të Shqipërisë, duke iu krenuar mbarë botës me bukuritë e rivierës shqiptare.

Së fundmi, 25-vjeçarja ka bërë një sërë postimesh në Instagram, ku ndër të tjerash ka hedhur një video, ku shfaqet duke kërcyer valle tradicionale shqiptare.

Nën ritmet e një kënge popullore, Lipa mund të shihet me gotë mbi kokë, teksa vallëzon me shaminë në dorë.

“Më trego se je shqiptar, pa më treguar se je shqiptar”, shkroi Dua në mbishkrimin e videos.