E rëndë në Itali! Bie nga kati i 8-të i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja të Italisë ku një 12-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë pasi ra aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit.
Fillimisht, 12-vjeçari ka mbetur i varur dhe shokët janë përpjekur ta ndihmojnë duke e kapur, por nuk kanë arritur ta shpëtojnë. Për pasojë, ai ka rënë nga kati i tetë dhe ka ndërruar jetë në vend. 12-vjeçari shqiptar Louis Pisha nuk banonte në atë pallat

Në vendin e ngjarjes mbërritën dhe shërbimet e emergjencës, por për fat të keq i mituri ndërroi jetë. Nëna e të miturit, e tronditur, është shembur në tokë mes lotësh, duke kërkuar të dijë se çfarë kishte ndodhur me të birin.
Kjo është tragjedia e dytë në këtë zonë, pasi në vitin 2024 një tjetër i ri, 16-vjeçari Fallou Sall, humbi jetën pasi u godit me thikë gjatë një konflikti pranë të njëjtit pallat. (A2 Televizion)

