Në vitin 2020 skalitet në bronz edhe kolosi i kombit, Abdullah Tahiri

Gjilan, 1 dhjetor 2019 – Pas Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadanit, në vitin 2020 vije i skalitur në bronz edhe njëra nga figurat më emblematike e kryengritësit për lirinë e shqiptarëve, Abdullah Tahiri.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, me iniciativë të të cilit po vendosen në qendër të qytetit figurat që kanë lënë gjurmë në histori, ka paralajmëruar se në vitin 2020, në njërën nga datat historike për shqiptarët, do të vendoset edhe shtatorja e komandatit, Abdullah Tahiri.

Djali i heroit, Iliri, përpos krenarisë për babain, ka një falënderim special të mbushur me plot emocione.

“Nganjëherë, kemi momente kur nuk dimë çka të themi më përpara dhe si t’i falënderojmë shokët e miqtë kur na qëndrojnë prapa e na gjenden afër në momente e sfida të ndryshme. Faleminderit Lutfi Hazirit, Arbër Ismajli, Xhevdet Mehmetit, Latif Maliqit e këshillit të Malishevës, Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan për marrjen e vendimit për ngritjen e shtatores së babit në Gjilan”, ka thënë Tahiri, raporton MediaFokus.

Përndryshe, gurthemeli i shtatores së heroit Abdullah Tahiri është vënë në 20-vjetorin e rënies, në afërsi të vendit ku është arrestuar, në udhëkryqin Gjilan-Malishevë./MediaFokus/