Gjilani ndahet sot nga 24-vjeçari që humbi jetën në aksidentin fatal me motoçikletë

Në fshatin Livoç i Poshtëm, komuna e Gjilanit, sot i jepet lamtumira e fundit 24-vjeçarit, Arbnor (Selami) Mehmeti, i cili humbi jetën në një aksident tragjik me motoçikleta.

Ceremonia e varrimit do të mbahet pas faljes së namazit të ikindisë, rreth orës 16:20, në varrezat e fshatit Livoç, ku familjarë, miq dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit.

Arbnori humbi jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në rrugën Gjilan–Cernicë, ku përplasja mes dy motoçikletave rezultoi fatale për të riun, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të lënduar.