“Lamtumirë ditar i shkollës” – pensionohet Mahmut Ferati

Këtë etapë të rëndësishme të jetës, ai e ka përmbyllur me një këngë kushtuar pikërisht profesionit të tij dhe viteve të shumta në arsim.

“Lamtumirë ditar i shkollës” titullohet kënga e tij më e re, e cila ka prekur thellë të gjithë ata që patën fatin të marrin mësim nga ai ndër vite.

Kënga është shoqëruar edhe me një videoklip të ndjerë, i cili përmbledh momente të bukura dhe kujtime nga rrugëtimi i tij si profesor, duke e bërë edhe më emocional këtë përshëndetje të fundit, shkruan tetovasot.