Florion Thaçi vjen me projektin muzikor “Vdes”
Skenës muzikore shqiptare i është shtuar edhe një këngëtar i ri, por shumë premtues.
Ky është talenti Florion Thaçi, i cili debutoi me projektin e tij të parë, me titull “Vdes”.
Në këtë projekt muzikor, Florioni ka bashkëpunuar me Kreshnik Avdiun (tekst shkrues), Orhan Azizovcin dhe Kreshnik Avdiun.
Debutimi i Florionit është pritur mjaft mirë nga publiku.
Kënga e tij e parë “Vdes” po pëlqehet e dëgjohet nga audienca, ndonëse ka pak orë që është lansuar.
Ndryshe Florion Thaçi është dhe anëtar i grupit të njohur gjilanas “Bitonia”./Mediafokus