Shuhet partia e Zekës pa e bërë një vjet

Shuhet partia e Milaim Zekës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka marrë sot vendim për të ç’regjistruar 4 parti politike, të cilat nuk e kanë dorëzuar formularin për vazhdimin e regjistrimit të partisë politike.

Në mesin e këtyre partive është edhe ajo e ish-deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i cili pas largimit nga kjo parti, kishte formuar partinë e tij të quajtur Partia Euro Atlantike të Kosovës (PEK).

Zeka kishte pretendime të mëdha me PEK-un, duke thënë se atij i janë bashkuar figura eminente nga diaspora, por nuk arriti ta kalojë as pragun./mediafokus.info