A e dini ku gjendet Përroi i Myftarit

Mali i Shpiragut gjendet në Berat dhe përballë qytetit bien në sy shumë vija, që në të vërtetë janë përrenj.

Secili n ga 24 përrenjtë e Shpiragut ka edhe emrin e vetë.

Në një status në rjetin social, Ajet Nallbani shkruan të gjitha emrat e tyre.

Ata quhen: Përroi Meterizës, pranë gjurmës së Mushkës, Përroi i Gongallit, Përroi i Sheshores, Përroi i Verbër, Përroi i Shpellës, Përroi i Ristos, Përroi i Arrës, Përroi i Binjakës, Përroi i Stanit, Përroi i Metkës. Përroi i Çukales, Përroi i Lisit, Përroi i Kulprit, Përroi i Ngjelës, Përroi i Ramos, Përroi i Arrës ose Shtegu i Ujkut, Përroi i Konos me Çukën e Rrjepur, Përroi i Myftarit, Përroi i Përcëllishtes, Përroi i Dushkut, Përroi i Thanës, Përroi i Druvarit me shtegun e Rrahut, Pezuli i Zhgabës, Dushku i Kuq.

Vendeve më poshtë dhe prapa përroit të Dushkut të Kuq nga ana e perëndimit u thonë Rakova./mediafokus.info