Astrologia: Nuk shoh gjë në horizont për Albinin dhe Vjosën

Ani pse data e zgjedhjeve i bie të jetë në ditën e të dashuruarve, shumë prej kandidatëve që po pretendojnë të bëhen kryeministër nuk do të kenë fat që sigurojnë këtë ‘dashni’ sa i përket pushtetit.

Kjo të paktën sipas parashikimeve të astrologes Meri Shehu, që jo pak herë ia ka qëlluar kur ka folur për politikën.

Edhe pse sondazhet po e radhitin të parin, për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ajo ka tjetër parashikim.

Shehu, po ashtu ka parashikuar edhe fatin e ushtruese së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani.

“Nuk shoh gjë në horizonte për të, le ta shijojë këtë periudhë të mirë, të bukur, por nuk e shikoj shumë gjatë”, ka thënë për #Gjesi, përcjellë express.

Po ashtu astrologja, thotë se në mes Abdullah Hotit dhe Enver Hoxhajt sheh një bashkëpunim që mund të ketë sipas saj vijueshmëri.

Gjatë zgjedhjeve të kaluara, Nisma e Fatmir Limajt mezi e kaloi pragun zgjedhor. Por, Shehu thotë se shenja e horoskopit e Limajt ka rezervuar një fat tjetër për të.

Zonja Meri e cila ka studiuar për astrologji në shtetin grek, do t’iu befasojë kur flet edhe për liderin e kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Se çfarë ka thënë, mund ta kuptoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm.

Vlen të cekët se intervista është realizuar të enjtën që lamë pas. Një ditë para se Albin Kurtit t’i ndalohet kandidimi nga Gjykata Supreme.