Sonte është Nata e Mirë

Sonte është Natë e Mirë, Nata e Madhe e Beratit apo e pafajësisë, që përkon me hënën e 15 (pra hëna e plotë) e muajit Shaban, dy javë nga muaji Ramazan.

Qysh sonte, hëna do fillojë të zvogëlohet deri sa të lind hëna e re e Ramazanit.

Nata e Beratit është nata kur Nuri i Allahut rrezaton në shpirtrat e të dashurve të Tij.

Ky rrezatim drite nuk ndodhë rastësisht natën, sepse natën krijesa i drejtohet Krijuesit me zemër e jo me sy.

Krijuesi i Gjithësisë e krijoi njeriun si qenie të pajisur me të gjitha cilësitë për të udhëtuar nga errësira në dritë.

Në këtë Natë, errësira është mjeti për t’u rikthyer tek vetvetja, për ta përjetuar natën si një shkëlqim të brendshëm, duke kërkuar në errësirën e saj të vërtetën që fshihet në thellësinë e shpirtit dhe duke pritur agimin që nuk perëndon kurrë.

Nata e Beratit është edhe nata e përcaktimeve, nata që na kujton se gjithçka është në dorë të Zotit dhe jo të njeriut.

Sepse veç në errësirën e natës kërkohet drita e agimit! /Enris Qinami