Gjermani i çmendur, në autostradë me 417 km/h (Video)
Makinat supersportive arrijnë shpejtësi stratosferike, që është pothuajse e pamundur t’ia nxjerrësh edhe nëpër pista, e jo më në rrugë.
Këtë gjë ka bërë edhe pronari i një Bugatti Chiron, njërës prej makinave më të shpejta në botë. Marka pretendon se kjo makinë mund të arrijë deri në 419 km/h dhe Radim Passer vendosi që ta vërtetonte këtë gjë. Manjati çek e postoi videon e provës në YouTube, ku është parë gati 8 milionë herë se si kjo supermakinë arriti deri në 417 km/h.

