Policia në Gjilan konfiskon 43 patentë-shoferë, shënjestron motoçiklistët dhe trotinetët e parregullt

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 10.04.2026 – 16.04.2026, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik, ka shqiptuar 1.931 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe, janë hetuar 12 aksidenteve të trafikut me dëme materiale si dhe 16 aksidenteve me të lënduar, ndërkaq janë shqiptuar 33 gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë, 29 gjoba për përdorim të telefonit, 25 për modifikim të automjetit (folije të errëta) si dhe 81 gjoba ndaj pronarëve të automjeteve pa regjistrim.

Njëherësh, policia ka shqiptuar masën e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 43 ngasës.

Kurse Task forca e krijuar me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor është duke zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugë, me fokus të veçantë kontrollet e motoçikletave, triçikletave, trotineteve, me ç`rast janë konfiskuar dhjetra mjete të tilla si dhe janë shqiptuar gjoba.