Masat anti-Covid: Seancat gjyqësore – pa publik, praktikanët dërgohen në shtëpi

Në përputhje me vendimin e qeverisë për masat anti-Covod, Gjykata Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për punë në kushtet aktuale.

Gjykata ka vendosur t`i mbajë seancat gjyqësore sipas planit paraprak, por pa praninë e publikut, ndërsa ka pezulluar aktivitetin e praktikantëve vullnetarë.

Njoftimi i Gjykatës:

Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 05.04.2021 për masat e reja kundër virusit Covid 19 dhe kërkesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), për të ndërmarr hapat e nevojshëm për funksionimin e Gjykatës, ju njoftojmë që janë ndërmarr këto hapa:
• Seancat gjyqësore do të mbahen sipas planit të paracaktuar pa prezencën e publikut,
• Pezullohet aktiviteti i praktikantëve vullnetarë në gjykatë,
• Të respektohen në mënyrë strikte masat mbrojtëse, bartja e maskave në mënyrën e duhur dhe distanca fizike nga stafi i gjykatës dhe palët,
Masat do të jenë në fuqi deri më datën 18.04.2021.