Hamza: Kurti më shkroi sot në “Whatsapp” për ofertën e tij, shkëmbimi që e kërkon është antikushtetues

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka prezantuar ofertën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e presidentit. 

Hamza ka treguar për kronologjinë e gjithë diskutimeve me Kurtin dhe qëndrimin që PDK ka mbajtur për çështjen e presidentit.

Ai ka treguar se sot ka marrë mesazh nga Kurti në Whatsapp, ku i ka ofruar PDK-së postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të nënkryetarit që e mban aktualisht PDK, raporton express.

Megjithatë Hamza thotë se Kuvendi është i konstituuar dhe se shkëmbimi që ofron Kurti është antikushteutes, meqë me Kushtetutë, kryetari i Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar të dalë nga zgjedhjet.

Shihet qartë që zoti Kurti me deklaratat e tij prej fillimit ka punuar në drejtim që vendin me e çu në zgjedhje.

Ju kujtohet mirë: fillimisht Kuvendi, pastaj Qeveria, pastaj do ligje, e Presidenti… kur të bëhet, u shpreh Hamza.