Gjendet 27-vjeçari nga Vitia që ishte raportuar i zhdukur – kthehet në shtëpi pas gjashtë ditësh
Ka përfunduar kërkimi për një 27-vjeçar nga Sllatina e Poshtme e Vitisë, i cili ishte raportuar i zhdukur pasi familja nuk kishte pasur informacion për vendndodhjen e tij prej disa ditësh, mëson Sinjali.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, 27-vjeçari ishte larguar nga shtëpia më 7 gusht, rreth orës 14:00, dhe që nga ajo ditë nuk ishte kthyer.
Rasti ishte raportuar në Polici më 12 gusht, ndërsa një ditë më vonë familja ka marrë lajmin e shumëpritur.
Më 13 gusht, rreth orës 15:20, babai i tij ka njoftuar Policinë se Premtimi ishte kthyer në shtëpi.
Sipas deklarimit të babait, i riu kishte qëndruar në Ferizaj, por nuk ishte në gjendje të tregonte saktësisht se ku kishte qëndruar gjatë ditëve kur familja nuk dinte asgjë për të.
Ai është kthyer pa lëndime, ndërsa familja nuk ka shprehur dyshime se mund të jetë keqtrajtuar.

