Andoni: LDK-ja bëri tërheqje taktike, e pa se zgjedhjet e ardhshme do të jenë shkatërruese
Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se me lëvizjen e fundit Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë tërheqje taktike, duke e parë se zgjedhjet e ardhshme për të do të jenë shkatërruese.
Të enjten në “Interaktiv” të KTV-së, Andoni ka thënë se kjo parti e ka parë që është e pamundur ta arrijë objektivin për të marrë postin e presidentit.
“LDK-ja ka bërë një tërheqje taktike, duke e parë që zgjedhjet e ardhshme për ta do të jenë shkatërruese dhe duket se peshën e kanë lënë te Vetëvendosja. Objektivi i tyre më i lartë për ta marrë postin e presidentit, e kanë të pamundur ta marrin, ashtu si dhe pozicionet e tjera që ata dëshironin. Për këtë arsye duke e ditur se Vetëvendosja ishte shumë e ftohtë përpara këtyre kërkesave dhe mundësia të ketë zgjedhje të ardhshme, ka zgjedhur më mirë që t’i ofrohet parimeve për të fituar një publik”, është shprehur ai.

