Malishevë: 52-vjeçari gjendet i varur në garazh
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Bellanicë të Malishevës, ku një person është gjetur pa shenja jete në pronën e tij, mëson Sinjali.
Ngjarja është raportuar më 30 prill 2026 rreth orës 15:50, në rrugën “Lavdia e UÇK-së”, ku sipas informacioneve, viktima dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u varur në një aneks/garazh.
Viktima është identifikuar si Veli Hoxha (52-vjeç).
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, njësia e hetimeve dhe ekipi emergjent, ku mjeku ka konstatuar se ai ishte pa shenja jete.
Në vendngjarje kanë dalë edhe hetimet rajonale dhe zyrtarë të lartë policorë, ndërsa rreth orës 17:40 ka arritur edhe ekipi i Mjekësisë Ligjore.
Trupi i pajetë është tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

