Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka paralajmëruar se kriza politike dhe zvarritja e formimit të institucioneve po rrezikojnë drejtpërdrejt investimet e huaja dhe rritjen ekonomike në vend, raporton Ekonomia Online.
Zeka tha se përvojat e mëhershme tregojnë se çdo ngërç politik ka reflektuar negativisht në ekonomi.
Ai theksoi se stabiliteti institucional është kusht kyç për tërheqjen e investimeve të huaja dhe se pasiguria politike i dekurajon investitorët.
Zeka shtoi se mungesa e institucioneve funksionale ndikon edhe në komunikimin me investitorët e interesuar.
Ai theksoi se, pavarësisht krizave globale, Kosova dhe rajoni kanë potencial për të tërhequr investime.

