Vjosa Osmani njofton se i është bashkuar Fahrije Hoti në garën për deputete, por s’trego në cilën listë

Vjosa Osmani ka njoftuar se Fahrije Hoti i është bashkuar asaj në garën zgjedore të 7 qershorit, ndonëse nuk e ka saktësuar në cilën listë.

Ajo tha se Fahrije Hoti do të jetë një “heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës.”

Postimi i plotë:

Një heroinë e gjallë në Kuvendin e Kosovës!

Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë.

E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën – e pas 7 qershorit, Fahrije Hoti, deputete e Kuvendit, në përfaqësim të secilit prej jush.

Fahrija po i bashkohet rrugëtimit tonë politik, sepse ne besojmë në një Kosovë ku dashuria e mund urrejtjen, integriteti dhe puna e ndershme e mundin manipulimin, dhe e vërteta e mund propagandën.

Këtë forcë e kemi dëshmuar bashkë edhe përballë Vuçiçit në Këshillin e Sigurimit, në Parlamentin Evropian dhe kudo tjetër — me dinjitet, me të vërtetën tonë, me zërin e grave që nuk heshtin.

Do ta dëshmojmë sërish, bashkë.

Na priftë e mbara, e dashur Fahrije!