Skandaloze, Dimal Basha hedh pas kauqi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Adelina Grainca, sot ka publikuar një fotografi duke treguar se i ka shkuar në zyrë ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Dimal Basha.

Grainca e ka cilësuar atmosferë shumë miqësore teksa kanë biseduar, siç ka thënë ajo, për projektet, sfidat dhe mundësitë për zhvillim.

Mirëpo në fotografinë e takimit që është mbajtur në zyrën e ministrisë, vërehet se Basha ka lënë prapa dyulësit Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës zakonisht është parë e varur nëpër muret e institucioneve, mirëpo i të njëjtit mendim nuk është Basha që ka vendosur ta fsheh diku prapa dyulësit të zyrës.

Ky është një moment tjetër skandaloz i Bashës që muaj më parë u zbulua se në një hulumtim shkencor të vitit 2012 kishte shkruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën. Për këtë hulumtim kishte cituar edhe famëkeqin Dick Marty. /paparaci/