Kosova voton
Kosovarët sot u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re në Kuvendin e Republikës.
Votimi fillon në ora 07:00 deri në orën 19:00.
Në ora tetë të mëngjesit, do të mbahet konferenca e parë e Komisionit Qendror Zgjedhor, përgjegjës për mbikëqyrjen e mbarëvajtjes së votimit, për njoftimin e hapjes së qendrave të votimit.
Ndërkaq, në konferencën e pestë të këtij komisioni, do të kumtohen rezultatet preliminare të subjekteve politike, pas mbylljes së kutive të votimit në ora 19:00.