Një ilaç i ri mund t’i kthejë në jetë njerëzit e vdekur – Trump thotë se ilaçi është provuar te një person
Të hënën, gjatë një konference rutinë për shtyp, presidenti Donald Trump bëri rastësisht një njoftim për një pikë kthese zbuluese në historinë e mjekësisë.
Ai tha se një ilaç i ri pa emër mund të ringjallë pacientët nga të vdekurit, transmeton Telegrafi.
“Ne kemi marrë njerëz që kishin vdekur. Kishim një person të cilit i janë bërë ritet e fundit – ikur, fëmijët po qajnë dhe gjithçka – dhe ia dhamë këtë ilaç. Dhe personi u bë më mirë. Funksionon”, nxiti Trump.
Pamjet janë shpërndarë në masë të madhe nëpër rrjetet sociale dhe kanë nxitur një lumë komentesh lidhur me deklaratën e presidentit amerikan.
Këto komente Trump i bëri nga Shtëpia e Bardhë i rrethuar nga bashkëpunëtorët e tij nga fushat e ndryshme. /Telegrafi

