Forbes përzgjedh shqiptaren Xhoela Bame mes 30 të rinjve më të spikatur në shkencë globale
Një tjetër histori suksesi shqiptare po tërheq vëmendjen në arenën ndërkombëtare të shkencës dhe mjekësisë, përcjellë albinfo.ch.
Xhoela Bame, studiuesja e re nga Korça, është përzgjedhur nga revista prestigjioze Forbesnë në listën elitare “30 Under 30”, duke u renditur ndër 30 të rinjtë me ndikimin më të madh global në fushën e shkencës.
Ky vlerësim konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për karrierën e saj akademike, por edhe për përfaqësimin e talenteve shqiptare në nivelet më të larta të kërkimit shkencor.
Sipas të dhënave, Xhoela Bame është vlerësuar për kontributin e saj në kërkime novatore mbi sëmundjet neurodegjenerative, përfshirë Alzheimer’s disease dhe Amyotrophic Lateral Sclerosis (ALS).
Studimet e saj synojnë të zbulojnë mekanizmat biologjikë që lidhen me procesin e plakjes dhe rigjenerimin e trurit, duke hapur rrugë të reja për trajtime të mundshme në të ardhmen.
Përfshirja në listën “30 Under 30” të Forbes shihet si një dëshmi e punës dhe përkushtimit të saj, si dhe një sinjal i rëndësishëm se kërkimet e saj kanë potencial për të ndikuar në zhvillimet e ardhshme të shkencës globale.

