E reja kishte zbuluar sëmundjen gjatë një vizite për dhurim gjaku dhe, pavarësisht trajtimit me kimioterapi, ka vazhduar të përballet me sëmundjen me forcë dhe optimizëm.

Një ditë para ndarjes nga jeta, ajo la një mesazh ku u bënte thirrje njerëzve të vlerësojnë çdo ditë, shëndetin dhe kohën me familjarët.

“Ju lutem shijoni çdo ditë si dhuratë nga Zoti. Shijoni mëngjesin kur zgjoheni, shëndetin tuaj dhe çdo moment me familjen dhe miqtë. Përqafoni të dashurit tuaj dhe falënderoni Zotin për jetën.”

Historia e saj është bërë një kujtesë e fortë për rëndësinë e jetës dhe mirënjohjes për çdo moment të saj.