Përpara se ta çoni lidhjen në nivelin tjetër: Pyetjet që duhet t’i bëni patjetër atij/asaj

Kur më në fund të keni gjetur një person me të cilin vërtet mund të shihni një të ardhme, e gjitha do duket aq magjike sa do të doni t’i merrni gjërat shumë seriozisht pa e menduar mirë.

Sidoqoftë, do të ishte mirë të dinit përgjigjet e disa pyetjeve jo pak të rëndësishme, përpara se të bindeni se ai është i duhuri.

Nëse po planifikoni ta çoni marrëdhënien tuaj në nivelin tjetër, ekspertët thonë se ka disa pyetje që duhet të bëni para se të thoni se “e njihni” vërtet atë.

Fillojmë:

– “A do të jesh aty për mua pavarësisht githçkaje?”

– “Çfarë konsideron tradhti?”

– “Cilat janë pikëpamjet e tua për shpenzimin dhe kursimin e parave?”

– “Si mund të të ndihmoj të ndihesh më i/e sigurt?”

– “Sa sinqeritet mendon se nevojitet në një marrëdhënie?”

– “Si ke ndryshuar me kalimin e viteve?”

– “Çfarë do nga kjo marrëdhënie?”

– “Ku e sheh veten në pesë vjet?”

– “Si i përballon situatat e vështira?”

– “Si i ka përballuar familja jote pengesat, gjatë fëmijërisë?”

– “Pse nuk funksionoi lidhja jote e fundit?”

– “Çfarë mësove prej saj?”

– “Ç’mendim ke për marrëdhëniet e miqve të tu?”

– “Çfarë të duhet për t’u ndjerë i mbështetur dhe i dashur?”

– “Si duam që të duket apo të jetë jeta jonë seksuale?”

– “Ku mendon se do jetojmë?”

– “A të bëri lidhja e fundit të ndiheshe nën presion apo i mbyllur në vetvete?”

– “Për çfarë nuk je i gatshëm të bësh kompromis?”

– “Çfarë vlerëson më shumë në marrëdhënien tonë?”

– “A ndjen sikur ne e bëjmë njëri-tjetrin njerëz më të mirë?”

Përgatitur nga terapistë, psikologë klinikë dhe ekspertë të marrëdhënieve në çift./anabel/