Shikojeni se si e kishin mbajtur të zhveshur e të lidhur 28-vjeçarin (Foto)

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është gjetur pasi ishte raportuar nga familjarët e tij se është zhdukur të shtunën.

Në një fotografi të siguruar nga Mediafokus.info, Jetmiri shihet se është mbajtur i lidhur dhe i zhveshur në mal.

Nga Policia kanë konfirmuar se Jetmiri është gjetur nga familjarët dhe është duke u trajtuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“Është gjetur nga familjarët. Për momentin po i ofrohet ndihmë mjekësore në QKMF Malishevë. Me procedura tjera do të vazhdojmë sapo të jetë në gjendje të deklarohet”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Pasditen e së shtunës Jetmiri ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kishin lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.