Ndahet nga jeta mësuesi Sherif Rrustemi nga Përlepnica e Gjilanit
Pas një sëmundje të shkurtër, është ndarë nga jeta në moshen 92-vjeçare mësuesi Sherif Rrustemi nga Përlepnica e Gjilanit.
Varrimi i ndjerit bëhet me 20.05.2026 (e mërkurë) në varrezat e Përlepnices.
Sherif Rrustemi filloi punën si mësues për herë të parë në shkollën fillore të Verbicës së Zhegocit, në vitin 1953.
Në Verbicë punoi deri në vitin 1957, kur u transferua në fshatin Uglar të Gjilanit.
Në vitin 1961 u transferua në vendlindjen e tij, në shkollën fillore ku punoi derisa u pensionua, më 1990.
Mësuesi ishte pedant e parimor në punë, i qartë dhe gjithëherë i përgatitur dhe komunikues.
Raportet mësues – nxënës i mbante në nivelin më të mirë të mundshëm.
Mësuesi Sherif la pas vete 2 djem e 3 vajza si dhe shumë nipër e mbesa./Mediafokus

