Daullexhinjtë ‘pushtojnë’ qytetin e Gjilanit
Duke e ditur se jemi në muajin e agjërimit dhe se Ramazani është muaj i solidaritetit, mëshirës dhe mirësisë, rrugëve të qytetit të Gjilanit kanë jehuar daullet gjatë ditë së sotme, nga daullexhinj që duket se kanë ardhur nga zonat tjera, mbase edhe nga Shqipëria.
Rënia e daulleve në Ramazan është një traditë e vjetër në vendet ballkanike, ku agjërohet, një rit ky që vazhdon edhe në ditët e sotme, aty-këtu.
Daullexhinjtë, dikur ndihmonin agjëruesit të zgjohen në kohën e syfyrit dhe sinjalizonin vaktin e iftarit.
Për këtë shërbim, daullxhinjtë dilnin 30 ditë rresht nëpër lagje dhe mblidhnin para nga ata që kishin dëshirë t`u dhuronin.
Gjilani e ka një daulexhi të Ramazanit, i cili këtu njihet me nofkën Fifi./Mediafokus.info