“Dy-tri gra të PDK reaguan ndaj gjuhës së Konjufcës për Osmanin, por nuk po reagojnë që 6 muaj për atë të Lushtakut ndaj Matoshit”

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj asaj që e quajti qasje selektive të disa përfaqësueseve të PDK-së.

Ai tha se teksa pati reagime dhe kritika për gjuhën e përdorur nga Glauk Konjufca ndaj ish- presidentes Vjosa Osmani, për muaj të tërë nuk pati reagim nga e njëjta parti ndaj gjuhës së përdorur nga Sami Lushtaku kundër  Adriana Matoshit.

“Dy-tri gra politikane të PDK’së paskan reagu për gjuhën e Glauk Konjufcës ndaj Vjosa Osmanit. Madje njëra e paska shfrytëzu me realizu edhe një video për fushatë. Mirë fort. Por, këto dhe asnjë tjetër nga partia nuk kanë reagu qe gjashtë muaj për gjuhën e poshtër të Sami Lushtakut ndaj Adriana Matoshit.
Fort hipokrizi”, shkruan Mushkolaj.