Videoja e momentit kur vetura arrin para shkollës dhe nxënësit i bërtasin “Surprizë!” është bërë virale në rrjetet sociale, ndërsa arsimtarja shpërtheu në emocione teksa përqafohej nga nxënësit e saj.

Mësimdhënësja tregoi se prej vitesh lëvizte në këmbë për të mbajtur mësim në disa shkolla, pasi nuk kishte mundësi të blinte një makinë.

Ajo tha se nxënësit kishin kuptuar vështirësitë e saj dhe kishin organizuar gjithçka në fshehtësi për një kohë të gjatë.

Arsimtarja rrëfeu gjithashtu se është nënë beqare dhe se më parë kishte kaluar një betejë me kancerin e gjirit, duke e bërë edhe më prekës gjestin e maturantëve.

Videoja ka marrë mijëra reagime pozitive, duke e cilësuar rastin si një nga surprizat më emocionuese për një mësimdhënëse.