Bajram Ramadani – një jetë në gurbet, me zemër në atdhe

Sabedin Sherifi

Në vitin 1984, si një djalë i ri 22-vjeçar, Bajram Ramadani mori rrugën e mërgimit drejt Zvicrës, me shpresën se do të qëndronte vetëm për pak kohë.

Por, si për shumë shqiptarë të asaj kohe, “pak kohë” u kthye në një jetë të tërë në tokën helvetiane.

I lindur dhe i rritur në Malishevën e Gjilanit, Bajrami u përball me shumë sfida në fillimet e jetës së tij në Zvicër.

Barriera gjuhësore, vështirësitë e integrimit dhe mungesa e familjes e vendlindjes ishin pjesë e përditshmërisë së tij.

Megjithatë, me punë, përkushtim dhe durim, ai arriti të ndërtojë jetën e tij në kantonin Thurgau, në qytetin Frauenfeld.

Edhe pse larg Kosovës, Bajrami dhe shumë mërgimtarë të tjerë shqiptarë nuk e harruan kurrë vendlindjen.

Gjatë gjithë jetës së tyre ata kontribuan për atdheun, duke ndihmuar familjet, vendin dhe kauzat kombëtare.

Ata ruajtën gjuhën, traditat dhe kulturën shqiptare, duke i kultivuar ato edhe tek brezat e rinj.

Mërgimtarët shqiptarë në Zvicër janë organizuar nëpër shoqata të ndryshme kulturore e patriotike, ku vazhdojnë të mbajnë gjallë lidhjet me rrënjët e tyre.

Për Bajramin, malli për Kosovën ka qenë gjithmonë pjesë e jetës.

Ëndrra për t’u kthyer një ditë në vendlindje ka mbetur e gjallë në zemrën e tij, ashtu si tek shumë bashkatdhetarë të tjerë.

Sot, në Frauenfeld, Bajram Ramadani jeton i rrethuar nga familja dhe miqtë, duke ruajtur me krenari lidhjet me Kosovën dhe vendin nga ku erdhi dikur si një i ri plot ëndrra.

Historia e tij është historia e mijëra mërgimtarëve shqiptarë që sakrifikuan jetën në gurbet, por kurrë nuk e harruan atdheun.