Tregu i dikurshëm i Gjilanit, përveç tregtisë shërbente edhe si një pikë takimi e komunikimi mes njerëzve

Shkruan: Ismajl Veliu

Kjo fotografi e realizuar nga një fotograf i gazetës franceze, në vitin 1913 në Gjilan, dokumenton një nga skenat më të rëndësishme të jetës së atëhershme urbane dhe rurale.

Sipas rrëfimeve të historianëve dhe kujtimeve të trashëguara brez pas brezi, në atë periudhë në këtë hapësirë ka funksionuar një treg i madh i kafshëve, i cili shtrihej në zonën ku sot gjenden Stacioni i Autobusëve dhe objekti i Shtëpisë Kryesore të Shëndetit.

Ky treg ka qenë një qendër e rëndësishme ekonomike dhe shoqërore për gjithë rajonin e Gjilan.

Çdo javë, e ndonjëherë edhe më shpesh, aty mblidheshin qytetarë nga pothuajse të gjitha fshatrat përreth, duke sjellë bagëti si lopë, dele, dhi dhe kuaj për shitje ose shkëmbim.

Në atë kohë, këto kafshë përfaqësonin pasuri të madhe familjare dhe ishin baza kryesore e ekonomisë shtëpiake, ndaj edhe tregu kishte një rëndësi të veçantë për jetesën e njerëzve.

Atmosfera e tregut ka qenë e gjallë dhe plot lëvizje: dëgjoheshin zërat e tregtarëve, negocionin çmimet, bëheshin marrëveshje me shtrëngim duarsh dhe shpesh aty zhvilloheshin edhe takime mes njerëzve që vinin nga zona të largëta.

Përveç tregtisë, ky vend shërbente edhe si një pikë komunikimi shoqëror, ku shkëmbeheshin lajme, përvoja dhe informacione nga jeta e përditshme.

Me kalimin e kohës dhe zhvillimin urban të qytetit, kjo hapësirë ka pësuar ndryshime të mëdha.

Nga një treg i hapur i kafshëve, është shndërruar në një zonë moderne me ndërtime institucionale dhe infrastrukturore.

Megjithatë, kujtimi i atij tregu të hershëm mbetet një dëshmi e rëndësishme e historisë ekonomike dhe jetës tradicionale të qytetit, duke na kujtuar rrënjët e zhvillimit të Gjilan dhe mënyrën se si njerëzit kanë jetuar dhe punuar në fillim të shekullit XX.