Tubimi i VV-së në Klinë, partia e Kurtit tregon premtimet për këtë komunë
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim në Klinë, ku ka shpalosur premtimet për këtë komunë.
Prioritet do të jetë zgjerimi i rrjetit të kanalizimit nëpër fshatra dhe ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza.
Postimi i plotë:
Klina e kuqe dhe Krejt për Shtet! #V116
Investimet për Klinën vazhdojnë edhe mandatin e ardhshëm. Prioritet do të jenë zgjerimi i rrjetit të kanalizimit në fshatra, ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimi i objektit për banim të përballueshëm, katër çerdhe të reja, një në lagjen Arbëria e tri në bashkësitë më të mëdha lokale e ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës.
Për krejt Kosovën, do të ndërmarrim nisma ligjore për përcaktimin e pagës së 13-të në sektorin publik dhe privat me synim planifikimin gradual edhe të pagës së 14-të. Shtet për krejt, krejt për shtet, qitja pikën! 116

