Defekt në gypin e ujësjellësit, lagjja Iliria në Gjilan mbetet pa ujë

Hidromorava ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë i lagjes Iliria në Gjilan, përkatësisht rrugës “Raif Halimi” shkaku i një defekti në rrjet.

“Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në gypin e ujësjellësit, është ndërprerë furnizimi me ujë në lagjen Iliria, rr. “Raif Halimi”. Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit në kohën sa më të shkurtër të mundshme. Për çdo ndryshim ose informacion shtesë, do të njoftoheni përmes kanaleve tona zyrtare të komunikimit”, thuhet në njoftimin e kompanisë Hidromorava.