“Super Viva” në Lipjan përfshihet nga zjarri

Objekti i “Super Viva” në Lipjan është përfshirë nga zjarri rreth orës 05:40. Sipas Policisë, nuk ka persona të lënduar, por ka dëme materiale.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 05:40,  është raportuar për një  objekt të përfshirë nga zjarri në Lipjan. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.  Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar Borovci.