Arrestohen 4 të dyshuar për kontrabandë me migrantë

Shtatë persona në Suharekë janë arrestuar nën dyshimin për kontrabdanë me migrantë dhe katër prej tyre janë ndaluar në mbajtje.

Suharekë 16.07.2021 – 11:00. Janë shoqëruar në stacionin policor shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në shtëpinë ku ishin duke qëndruar janë gjetur njëmbëdhjetë meshkuj shtetas të Sirisë. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Njësia për migrim dhe të huaj ka marr Sirianët dhe i ka dërguar në Qendrën për Azil, thuhet në njoftimin e policisë./foto arkiv/.