Në cilat raste nuk jeni të obliguar t’i bartni maskat?

Qeveria e Kosovës ka miratuar me shumicë votash masat e reja antiCOVID, ku hiqet ora policore dhe ndryshon orari i punës për gastronominë.

Sipas vendimit te ri,  orari i punës për gastronominë zgjatet deri në ora 23:00.

“Sipas raportit të IKSHPK-së situatat epidemiologjike në Kosovë paraqitet e qëndrueshme me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive, duke shënuar rënie. Qeveria cakton masa më të lehtësuara. Masat kryesore do të jenë si në vijim: Kufizimi i qarkullimit do të hiqet, megjithatë nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Zgjatja e orarit të punës së gastronomisë do të jetë deri në orën 23:00. Lejimin e lëvizjes pa maska të qytetarëve gjatë ecjes kur ata janë vet dhe në ambientet e jashtme”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ne mbledhjen e Qeverise.