Këta janë pesë kandidatët e LDK-së me më së paku vota deri tani
Po vazhdon procesi i numërmit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovë.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN), janë numëruar 907 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 498 apo 36,31%, raporton Periskopi.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), këta janë pesë kandidatët që kanë marrë më së paku vota.
Në vendin e parë është kandidatja, Anduena Mekuli, më 235 vota.
Në vendin e dytë është, Albana Bunjaku, e cila ka gjithsejtë 238 vota.
Kurse, në vendin e tretë është, Alban Hoti, më 240 vota.
Në vendin e katër është, Pajtesa Aliu-Krasniqi, më 263 vota, ndërsa, në vendin e pestë është, Besë Qerreti, më 277 vota.


