Vetaksident në Gjilan, ngasësi i veturës godet disa objekte

Në mëngjesin e sotëm, në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan dy persona kanë marrë edhe tretman mjekësor pasi janë përplasur me veturë në disa objekte banimi.

Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Valon Osmani ka thënë për KALLXO.com se rasti është iniciuar si vetaksident, i shënuar më 12.06.2026, rreth orës 07:20 në rrugën “Pajazit Ahmeti” në qytetin e Gjilani.

Sipas Osmanit,  dyshohet se ngasësi i automjetit si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi automjetin duke goditur disa objekte.

Si pasojë përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar vozitësi dhe një pasagjer për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Hetues policor të trafikut janë duke i hetuar rrethanat e aksidentit në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”- ka thënë Osmani.