Vetaksident në Gjilan, ngasësi i veturës godet disa objekte
Në mëngjesin e sotëm, në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan dy persona kanë marrë edhe tretman mjekësor pasi janë përplasur me veturë në disa objekte banimi.
Zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Valon Osmani ka thënë për KALLXO.com se rasti është iniciuar si vetaksident, i shënuar më 12.06.2026, rreth orës 07:20 në rrugën “Pajazit Ahmeti” në qytetin e Gjilani.
Sipas Osmanit, dyshohet se ngasësi i automjetit si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi automjetin duke goditur disa objekte.

