Humb jetën në një aksident në Zvicër djali i heroit Jashar Salihu
Blerim Salihu nga Botusha e Gjakovës, djalë i heroit Jashar Salihu ka humbur jetën në një aksident trafiku në Zvicër.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarë dhe të afërm përmes rrjeteve sociale, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Zvicër, ku Blerim Salihu ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se mbrëmë, në një aksident të komunikacionit në Zvicër, humbi jetën Blerim Salihu, djali i Heroit të Kombit, Jashar Salihu”, thuhet në njoftimin mortor.

