Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova në aksident
Raportohet se një vajzë 20-vjeçare nga fshati Damanek i Malishevës ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve nga organe e sigurisë gjermane dhe autoriteteve shëndetësore, viktima është R.K.
Deri më tani nuk janë publikuar detaje zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit apo mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.
Lajmi është bërë i ditur edhe përmes një njoftimi mortor të publikuar nga faqja e fshatit Damanek në Facebook, ku familjes i janë shprehur ngushëllime për humbjen e rëndë.
Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të njoftojnë në një moment të mëvonshëm.
Ndërkohë, autoritetet gjermane pritet të sqarojnë rrethanat e plota të aksidentit në ditët në vijim.

