E vlen veç për pikë të qejfit: Nga Kukësi në Zyrih – 12 euro me Air Albania
Kompania ajrore kombëtare “Air Albania” ka njoftuar se më 15 korrik nis fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed”, Flatrat e Veriut.
Sipas njoftimit, destinacionet e para nga ky aeroport janë Zyrihu dhe Stambolli, duke filluar me çmime nga 1 euro + taksat.
Çmimet e publikuara nga linja ajrore janë këto:
Kukës – Zyrih 12 EUR
Zyrih – Kukës 28.66 EUR
Kukës – Stamboll 12 EUR
Stamboll – Kukës 23 EUR.
Ec e mos fluturo edhe për pikë të qejfit. Kurrë nuk u kanë ma lirë.